Petro Sota
Me rastin e festave të Nëntorit, shkolla jonë, në vazhdimësinë e traditës, tregoi një vëmendje dhe kujdes të veçantë në aspekt të lartësimit të vlerave të mëdha patriotike të kombit tonë dhe gjithëpërfshirjes së nxënësve.
Petro Sota
Kampionati i SHAHUT për djem! Në këtë disiplinë sportive, morën pjesë 64 nxënës nga 13 shkolla të mesme të Bashkisë Fier. ⛳ Albi Biqmeti, nxënësi i shkollës “Petro Sota”, fitoi vendin e 3 - të.
Petro Sota
⚽️ Sot u zhvillua ndeshja "Kupa Pavarësia në Footabll" me rastin e festave të Nëntorit. Në këtë aktivitet morën pjesë 4 shkolla të mesme të qytetit të Fierit. 🏫 Skuadra e nxënësve të shkollës sonë, bëri një paraqitje të shkëlqyer dhe në përfundim të saj u shpall kampion!🏆🏆
Petro Sota
Në një atmosferë festive dhe plot emocion, nxënësit dhe mësuesit e Shkollës së Mesme Profesionale "Petro Sota" u bashkuan për të festuar ditët më të shënuara të kombit tonë.📖 🎶Poezitë, këngët, vallet tradicionale dhe aktivitete të tjera artistike, na sollën më pranë historisë sonë, duke nderuar me krenari heronjtë dhe figurat e shquara shqiptare që luftuan për liri dhe pavarësi. Kjo festë na bashkon, na kujton rrënjët tona dhe na mbush zemrat me krenari për flamurin kuqezi!
Petro Sota
16 vjet më parë, Kosova u shpall shtet i pavarur! 🗓️ Më 17 shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli njëzëri Kosovën shtet i pavarur, sovran e demokratik. Nxënës, mësues e drejtues të shkollës përmes aktivitetit kushtuar përvjetorit të pavarësisë së Kosovës festuan sot së bashku.
Petro Sota
Cdo vit në shkollë organizohet Dita e Dyerve të Hapura që ka si qëllim promovimin e shkolles ku ne mirëpresim shkollat 9-vjecare të qytetit të vizitojnë ambientet se si zhvillohet mësimi në shkollën tonë.
Petro Sota
Në datën 10 tetor, shkolla "Petro Sota" dhe "Ivan Uskoković" zhvilluan ditën e dytë të aktivitetit Superschools nga RYCO.
Petro Sota
🌟Klaudja Licaj (TIK) Klasa: Xlll
🌟Jurgen Gjoni (TIK) Klasa: Xll
🌟Almir Hoxha (SHMT) Klasa: Xl
🌟Dario Lloshi (TIK) Klasa: X
Petro Sota
Nxënës të shkollës sonë, u përfshinë në aktivitetin e sotëm në Qendrën e Aktiviteteve Kulturore, ku u përkujtua 556 vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar GJERGJ KASTRIOT SKËNDËRBEUT!
Petro Sota
🤝 Në bashkëpunim me AKPA, në Berat u realizua workshopi "Zbatimi i Sistemit të Paralajmërimit të Hershëm dhe nxitja e të nxënit socio-emocional në shkollat e Arsimit Profesional në funksion të parandalimit të braktisjes".
Petro Sota
"KËRCIM DASHURIE" Është spektakli i madh i kërcimit për të rinj, që organizohet në Fier, çdo vit, nga Bashkia e Fierit me rastin e Shën Valentinit.
Petro Sota
Cdo vit në shkollë organizohet Dita e Dyerve të Hapura që ka si qëllim promovimin e shkolles ku ne mirëpresim shkollat 9-vjecare të qytetit të vizitojnë ambientet se si zhvillohet mësimi në shkollën tonë.
Petro Sota
📌 Në zbatim të veprimtarive kushtuar 8 Prillit, "Ditës Ndërkombëtare të Romëve", nxënësit dhe mësuesit përmes punës edukative përçuan mesazhin e një bashkëjetese sociale e kulturore, tregues i emancipimit dhe vlerë e shoqërisë sonë! 📌 Shkolla e mesme profesionale "Petro Sota", vazhdon bashkëpunimin me "Voice of Roma", organizatë (OJF) duke përfituar abone për nxënësit e këtij komunitetit si lehtësim dhe nxitje për të rritur frekuentimin.s
Petro Sota
📌 SOT, në kuadër të promovimit të arsimit profesional, biseduam me nxënësit në shkollat 9-vjeçare: ✅️ "Karafil Muskaj" Kreshpan ✅️ "Veiz Myslymi" Buzmadh ✅️ "Ymer Xhafa" Dermenas ✅️ "Jani Boçova" Afrim i ri
Petro Sota
📌 Mirëpritëm sot nxënësit e shkollave 9 vjeçare "Dino Ismaili" Levan "Thanas Ikonomi" Grecalli dhe "Mehmet Salo Shehaj" Peshtan i madh, në kuadër të orientimit dhe këshillimit për karrierë! 🤵♂️👷♀️Nxënësit vizituan ambientet e shkollës, bazën e praktikave profesionale dhe klasën e inteligjencës artificiale!
Petro Sota
📌 Një ditë plot aktivitet ku mirpritëm nxënës nga 15 shkolla 9 vjeçare të qarkut të Fierit, përkatësisht:
✅️ Andon Xoxa
✅ Pinellopi Pirro
✅️ Mark Dashi
✅️ Jani Bakalli
✅️ Liri Gero
✅️ Naim Frashëri
✅️ Kristaq Shtëmbari
Arsimimi është si mali:
sa më e lartë ngjitja,
aq më e gjerë pamja.
Arsimi është përhapës i dritës.
Nëse do të mbjellësh për një vit, mbill misër e grurë.Nëse do të mbjellësh përgjithmonë, mbill arsim e kulturë.